×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi debaton ashpër me Armaldon: Je turpi i kësaj shtëpie, të nxora nga gropa

    Reporteri
    28 Janar 2023 | 15:33

    Teksa ishin në oborr duke diskutuar me njëri-tjetrin, Luizi dhe Armaldo debatuan ashpër në lidhje me lojën e njëri-tjetrit.

    Sipas Luizit, ishte ai që ‘e nxori nga gropa se ishte bërë dyllë i verdhë’ dhe tani është mosmirënjohës. Jo vetëm kaq, pasi nuk lanë pas as ofendimet për njëri-tjetrin.

    Pjesë nga biseda:

    “Ti je mosmirënjohës”, i tha Luizi-Armaldos

    “Unë mosmirënjohës? Mosmirënjohës je ti”, i kthen përgjigje Armaldo.

    “Unë ta them në sy e ti zgërdhihesh. Të mora prej grope e të nxora jashtë se ishe bërë dyllë i verdhë’, thotë Luizi.

    “Ti mbaje mend se mund të vijë një moment që nga mosmirënjohja që ti ke për të gjithë, do vijë koha ku do dalësh mosmirënjohës edhe në një vend që nuk duhet të dalësh’ i përgjigjet Armaldo.

    Luizi: Me të gjithë do të dal, edhe me Kiarën. Ama dyfytyrësh si ti nuk bëhem. Turp e faqja e zezë je. Turpi i kësaj shtëpie

    Armaldo: Ti je, e di vetë se si je, nuk po e them unë. Nuk po e them si je ti se ikën 2 mijë euro se si je ti. Kujto debatet që ke bërë me banoret dhe mbaj mend fjalët që të kam thënë se ça je

    Luizi: Shko e ndërroja çarçafët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!