Moderatorja e njohur Aulona Musta i ka habitur të gjithë me komentin e bërë së fundmi për raportin mes Luizit dhe Dea Mishel në “Big Brother VIP”.
Ajo ka ndarë në ‘InstaStory’ një video të dyshes ku shihen teksa bëjnë provat e kërcimit në kuadër të lojës së “Dancing with Big Brother” dhe shkruan se këngëtari ka një kimi të fshehtë me modelen.
Sakaq, prezantuesja theksoi se dyshimet e saj kanë lindur më herët por provat e kërcimit i ka përforçuar mendimet e saj. “Hmmm ok do e them se nuk e mbaj dot… Dua ta ndaj me miqtë e mi se ky mendim po më shkatërron…
Më duket vetëm mua që Dea dhe Luizi kanë një kimi të fshehtë… një si pëlqim me inat dhe prapë pëlqim… apo ja futa kot fare? U bë ça kohë që e mendoj këtë fakt, por me këtë kërcim sikur e përforçuan”- shkroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.