Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli të shtunën e 6 majti u shpall fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Por, menjëherë pas kësaj, Luizi ka nisur punën dhe angazhimet muzikore si me koncerte ashtu edhe me këngë të reja.
Tashmë, Luizi ka përfunduar projektin e parë pas daljes nga BBVA, e që është në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj.
Kjo u bë e ditur nga Donaldi i cili publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram ku ka njoftuar duetin e dyshes duke dhënë disa detaje rreth tij.
Në përshkrimin e postimit, Donaldi zbuloi se kënga mban titullin “2 Shotsa”, producent i të cilës është Elgit Doda dhe pritet të publikohet këtë të premte.
Në video, Luizi dhe Donaldin shihen bashkë në ambientet e një zyre teksa këndojnë e kërcejnë me këngën e tyre.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që vëmendjen më të madhe morën nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania.
Por, ndryshe nga Luizi, Donaldi doli i dyti në edicionin e parë të BBVA ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.