Fituesi i BBV, Luizi Ejlli, i ftuar tek “Shqipëria Live” ka folur për personazhe të ndryshëm që janë shfaqur nëpër emisione televizive, si shokët e tij.
“Kam parë se jam njeriu me shumë shokë në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Luizi.
I pyetur në lidhje me miqësinë e tij dhe Meridianit nga moderatori Arjon Muça, Luizi shprehet se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin.
“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.
Ai tregon se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga Luizi, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Ai e ka cilësuar si një shok të vërtetë, dhe po ashtu i ka zbuluar edhe emrin e tij: Eni Bushati.
Sa i përket dy shokëve të Luizit që i kanë dhënë mbështetjen e tyre publikisht Joni dhe Mario, Luizi shprehet se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.