Luiz Ejlli ka zbuluar “dënimin” që produksioni i Big Brother Vip Albania vendosi për Xhonatanin duke e çuar automatikisht në nominim për shkak se i dha Oltës informacione nga jashtë.
Ditën e sotme teksa bisedonte me disa nga banorët në ambientet e jashtme të shtëpisë, Luizi tha se është i sigurt se Xhoni është në nominim.
Ai u shpreh se këtë mendim ia përforcon fakti se mes banorëve, vetëm tre prej tyre dolën në nominim, në numër më i vogël në krahasim me javët e shkuara.
“Xhoni unë e kam me jetë që është në nominim. Këtë i kanë thënë thjesht nuk na e kanë thënë ne. Se unë bëra habi çne tre veta në nominim.
E ka vendosur vëllai i madh direkt. Ka shkelje të rëndë. Hollë hollë ai është për eliminim. E meritoi shansin. Në nominim”, deklaroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.