×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi i tregon Kiarës si i rreh zemra kur është pranë saj: Jam i joti

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 8:20

    Luizi dhe Kiara patën një bisedë sqaruese, sa i përket të gjitha keqkuptimeve dhe hatërmbetjeve që ata kanë patur me njëri-tjetrin, ditët e fundit.

    Ai i tha Kiarës se ka gabuar si “gomari”, por nuk ka çfarë bën pasi nuk ka kthim pas. Gjatë bisedës së tyre të pranishëm ishin edhe Keisi me Kristin.

    Ky i fundit i tha Kiarës se Luizi e meriton një shans për të njëzetën herë. Luizi e pyeti Kiarën se nëse ai ka shanse ta fitojë dhe dashurinë e saj dhe Big Brother.

    Ajo u shpreh se dashurinë e saj mund ta fitojë.

    Kiara shtoi se edhe shumë pak, Luizi mund ta humbasë atë përgjithmonë.

    Biseda mes tyre zgjati shumë, ndërsa Luizi tha se atij i rreh fort zemra kur është pranë saj.

    “Unë jam i joti. Nuk e luan topi”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!