Edhe pse kërkuan me ngulm të dilnin nga ‘burgu’ ku po vuajnë dënimin, të burgosurit në BBV nuk kanë pranuar propozimin e Vëllait të Madh.
Vëllai i madh u ofroi banorëve të burgosur të zgjedhin mes tyre për të liruar njërin dhe në shkëmbim dy banorë të tjerë do futen brenda.
Olta u shpreh se nuk e pranon këtë shkëmbim dhe akuzoi Vëllain e Madh se po bën diferencime. “Burgu është burg”, tha Olta teksa bashkë me Kristin thanë se nuk pranojnë të dalin e do të qëndrojnë të katërt.
Banorët u kapën me Luizin pasi dyshonin se ai u drejtua me kërkesë vëllait të madh pa u konsultua paraprakisht me ata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.