Mbrëmja e së shtunës ka nisur me dinamika në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Kjo pasi në fillim të spektaklit, këngëtari Luiz Ejlli pati një kërkesë publike për produksionin, të cilën ia kumtoi moderatores Arbana Osmani.
Ai tha se ka rënë dakord me Oltën dhe dëshirojnë një përballje kokë më kokë, duke shkuar vetëm ata të dy në televotim.
Artisti shkodran theksoi se për të shkuar që të dy vetëm në një televotim kanë rënë dakord edhe të gjithë banorët e tjerë.
Me të dëgjuar këtë, Arbana iu drejtua Luizit duke i thënë: “Në çfarë ore e doni këtë dëshirë?”.
Pas kësaj banorët filluan të qeshin, duke kuptuar se kërkesa e Luizit dhe Oltës është qesharake dhe se rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi e cakton vëllai i madh dhe jo banorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.