Çifti i njohur Luizi dhe Kiara, që nisën një romancë gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania, po e shijojnë romancën dhe dashurinë e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Dyshja më e përfolur ndajnë herë pas here momente gazmore nga e përditshmja e tyre në rrjetet sociale.
Luizit me humorin e tij shpesh herë i ka bërë Kiarës komente pikante dhe argëtuese në fotot e saj, por kjo që i ka shkruar këtë herë të dashurës së tij, na habiti dhe na bëti të qeshim të gjithë.
Së fundmi Kiara në një postim në Twitter ka ndarë një pjesë të një bisede të saj më Luizin në Whatsapp, ku i ka dërguar atij një foto të ushqimit që po konsumonte, të cilin thotë se e ka gatuar vetë.
Jo po se thua s’di me gatu”, ka shkruar Kiara krahas fotos së ushqimit.
E pikërisht pas kësaj, ka ardhur mesazhi epik i Luizit i cili i ka shkruar: “Mendova se kishe vjellur”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.