×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi paralajmëron përjashtimin e tij nga Big Brother VIP Albania: Të shtunën do vijë zarfi i zi për mua

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 19:11

    Ermiona Lekbello dhe Eva Alika u skualifikuan një ditë më parë nga shtëpia e “Big Brother Vip”, dhe shkak për largimin e tyre u bë fjalori kërcënues dhe ofendues brenda në shtëpi.

    Kjo pasi vetëm në Prime-in e kaluar është lexuar një zarf i zi nga Arbana duke u dhënë ultimatum banorëve që nëse vetëm edhe një herë shkelen rregullat e këtij formati sa i përket ofendimeve të ndryshme, do të largohen menjëherë nga loja.

    Lidhur me këto dy largime, Kiara dhe Luizi kanë biseduar për mënyrën se si dy banoret u përjashtuan nga Vëllai i Madh.

    Gjatë bisedës, Luizi, i tha Kiarës se, të shtunën, mund të përjashtohet ai, pasi mund të vijë një zarf i zi për të. Kjo pasi, sipas këngëtarit, ai dërgoi Evën në limit pastaj ajo e ofendoi dhe u përjashtua nga shtëpia, ndërkohë që Kiara i tha se nuk ai nuk kishte bërë ndonjë gabim të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!