×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi publikoi klipin e këngës “Përjetësisht” – Kiara bën dedikimin romantik për të: Përjetësisht në zemrën time

    Reporteri
    17 Qershor 2023 | 10:08

    Çifti Luiz dhe Kiara janë ndër personazhet me të përfolur të momentit.

    Dyshja që krijuan lidhje gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale.

    Tani që formati ka përfunduar, krahas angazhimeve profesionale, ata po vazhdojnë përkushtimin edhe ndaj njëri-tjetrit.

    Ndonëse po përpiqen ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut, herë pas here Luizi dhe Kiara nuk i kursejnë komentet në rrjetet sociale.

    Fituesi i BBVA 2 publikoi ditën e djeshme (e premte) videoklipin e këngë “Përjetësisht”, dhe në hapësirën e komenteve Kiara bëri një dedikim për të.

    “Përjetësisht në zemrën time”, ka shkruar Kiara, ndërkohë nuk mungoi as përgjigjja e Luizit, i cili shkroi: Kiara, në dhomë të rrëfimit”.

    Ndryshe, theksojmë që aktualisht Luizi ndodhet në Amerikë, ku po mban koncerte për bashkatdhetarët atje.

    Ndërkohë, Kiara sapo ka përfunduar xhirimet e emisioni më të ri të saj që u bën në Turqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!