×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi pyet Kiarën: Ke kryer marrëdhënie? Kiara ia kthen e revoltuar: E turpshme

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 9:44

    Vajzat e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmë një festë dedikuar vetëm atyre.

    Teksa shijonin nga një gotë verë dhe muzikën në sfond, ato kishin për të luajtur edhe lojën pyetje dhe dënime. Nga ana tjetër, do ishin djemtë ata që do kujdeseshin për vajzat.

    Pasi ka mbaruar mbrëmja e vajzave, edhe djemtë u janë bashkuar për të bërë lojën pyetje dhe dënime.

    Luizi, i cili u është bashkuar më vonë banorëve, i ka bërë Kiarës një pyetje që e ka nervozuar. Këngëtari e pyeti moderatoren nëse ka kryer marrëdhënie dhe ajo i tha se ‘është e shëmtuar’ kjo pyetje.

    Pjesë nga biseda:

    Kiara: Është e turpshme që ma bën këtë pyetje në sy të çunave këtu

    Armaldo: E tha njëherë, e dha përgjigjen

    Luizi: E di sa çuna janë duke parë tani

    Kiara: Tani është e shëmtuar kjo që po bën

    Luizi: Po nuk isha unë, nuk e dëgjova. Cila ishte përgjigja pra?

    Kiara: Nuk ta them Luiz, ja futa kot edhe para. Nuk e them, nuk është e bukur ta them.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!