×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi tregohet ‘besëprerë’ i ngrit “kurth” Armaldos dhe Kristit

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 7:23

    Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Luizi u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.

    Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

    Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.

    Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

    Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

    Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.

    Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos me bërë drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.

    Olta: Çun i mirë Luizi. Me zemër të madhe.

    Qetsori: Kristi rrezikon më shumë, sjellja e tij ka qenë e rëndë.

    Kristi: Pse ishte e rëndë?

    Qetsori: Unë i thash Luizit që këtë javë nuk e ngacmoj fare, sepse kishte bërë një lojë të llogaritur.

    Kristi: Vura veten në nominim. Ku është llogaria?

    Elvis: Respektoj lojën e gjithkujt. Është publiku ai që vendos.

    Olta: Pse nuk ma bëre mua?

    Luiz: Ti mendon se nuk kam gjë për ty? E kam me këta të dy njëherë, pastaj do merrem me ty.

    Kiara: Unë nuk i kam qejf fare këto gjëra. Nuk më pëlqejën disa lojëra të Luizit. Nuk e kontrolloj dot në disa gjëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!