Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre në natën finale të Big Brother Vip Albania 2.
Në natën e martesës çka i ra ë sy të gjithëve ishte mungesa e familjarëve të Luizit.
Së fundmi, këngëtari shkodran në një intervistë të shkurtër të dhënë në pas-ndejën e BBVA të dielën, zbuloi se çfarë kishte bërë pas dasmës.
“Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari shkodran, duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.
Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ajo nuk ishte prezente atë natë në dasmën e cila u mbajt në natën finale, ku Luizi dhe Kiara u kurorëzuan në Bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj, në një ceremoni të transmetuar direkt në televizion.
Luizi është fitues i garës së madhe e cila kishte shpërblimin prej 100 mijë eurosh, gjersa me nga 10 mijë u shpërblyen edhe tre finalistët e tjerë: Kristi Aliaj (Dragot), Deamishel Hoxha dhe Efi Dhedhes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.