Bora Zemani është një nga moderatoret më të preferuara nga publiku shqiptar. Ajo është prej disa kohësh, kryefjala e mediave rozë dhe si pasojë çdo postim i saj në rrjetet sociale kthehet në lajm.
Së fundmi, Bora është surprizuar nga fansat e saj me rastin e fillimit të sezonit të ri televiziv, të cilët i kanë dhuruar një buqetë shumë të bukur me lule, një dhuratë dhe një letër, ku i kanë shprehur dashurinë e madhe.
Këto momente lumturie, moderatorja i ka ndarë në Instastory, duke i falenderuar.
Kujtojmë që këtë sezon Bora do të shfaqet si drejtuese e një programi të ri, i cili pritet të fillojë shumë shpejt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.