Një video e hedhur në story, kaq iu desh Lulzim Jasharit, protagonistit të “Përputhen”e “It’s my love” që të përfundojë i shoqëruar në stacion policor.
Policia e Kosovës, regjioni në Ferizaj ka reaguar për shkak të indicieve të veprës penale të “përhapjes së panikut”.
Përmes Instagramit të tij, ku ndiqet nga më shumë se 140,000 persona, Lulzimi ka përhapur panik duke deklaruar pa fakte se gjoja ka të helmuar nga uji edhe në Ferizaj teksa ka bërë thirrje për kujdes.
Menjëherë pas, ai është lokalizuar nga Policia e Kosovës, bashkë me një person tjetër teksa me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Përhapja e panikut është vërejtur edhe në ujësjellësin e Ferizajt të cilët kanë pranuar një numër të konsiderueshëm të telefonatave nga qytetarët e shqetësuar ndonëse uji është sipas të gjithë parametrave të cilësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.