Reperi i njohur kosovar, Lumi B, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 33-të. Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Në veçanti, urimin më të përzemërt reperit, ia ka bërë bashkëshortja e tij në një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen për shokun tim më të mirë, burrin tim, sharmin tim me fat…Unë të dua shumë”, kanë qenë fjalët e Mirandës për Lumin.
Ndërkohë, vet reperi zgjodhi gjithashtu të publikojë në Instagram një fotografi të realizuar së fundmi, duke i falënderuar të gjithë për urimet.
“33, faleminderit për urimet”, ka shkruar Lumi B në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.