Armaldo Kllogjeri, i njohur ndryshe si Maestro ka dhënë disa përgjigje për ndjekësit në lidhje me raportet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.
Ai zbuloi se e ka marrë në telefon Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi.
Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live në Top Channel.
Më tej, artisti i njohur ka komentuar edhe debatin e Luizit me Efin. Sipas Maestros Luizi ka të drejtë kur thotë se Efi po e përdor për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndërkohë ai u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve se pse nuk poston video me Luizin duke thënë se kur e ka bërë këtë gjë ka marrë kritika nga ndjekësit të cilët i kanë kujtuar debatet që ata kanë pasur me njëri tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.