×
  • Show Time
  • Show Time

    Majk bën gjestin e pahijshëm në një emision, “rrah të pasmet e balerinave”

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 14:10

    Rap arstisti, Kastriot Rexha i njohur si “Majk” është i njohur për publikun shqiptar sidomos për baladat që sjell në tregun muzikor, transmeton Reporteri.net.

    Së fundi, reperi nga Kosova ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not?” me Roza Latin në RTV Ora, teksa është rrëfyer për jetën e tij personale.

    Ndërkaq, pas emisionit, moderatorja e emisionit “Why Not?”, Roza Lati ka publikuar në llogarinë e saj, në rrjetin social, Instagram një video e cila është bërë virale, ku shumë ndjekësve nuk i ka pëlqyer një veprim i Majk gjatë emisionit, i cili u ka ‘rrahur’ të pasmet dy balerinave gjatë emisionit, ku më pas Lati është detyruar t’i ndaloj komentet në postimin e saj.

    “Loja ‘Tarabyça’ me Majkavelin i cili u përshtat më së miri”, ka shkruar moderatorja shqiptare në videon e postuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!