×
  • Show Time
  • Show Time

    Majk refuzon të marrë dozën e tretë të vaksinës, publikon mesazhin që ia ktheu MSH-së

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 11:01

    Duke qenë se jemi në gjendje pandemie, ka kohë që Ministria e Shëndetësisë ka bërë njoftimin për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.

    Për të marrë vaksinën të gjithë qytetarët lajmërohen përmes mesazhit se në cilën pikë të paraqiten.

    Duke e refuzuar kategorikisht këtë gjë, artisti Majk, ka postuar mesazhin e nisur M.SH – së, pas njoftimit që ka marrë.

    Reperi ka postuar në InstaStory mesazhin që ia kanë dërguar për t’u lajmëruar në pikën më të afërt për marrjen e vaksinës.

    “Tung more”, ka qenë mesazhi që Kastriot Rexha (emri i vërtet), ua ka kthyer duke treguar haptazi që refuzon këtë dozë.

    Si shumë qytetarë dhe artistë të tjerë që po e refuzojnë si duket edhe Majk është tanimë në mesin e tyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!