×
  • Show Time
  • Show Time

    Maloku pretendon se “It’s my Home” po thyen tabu: Portalet e kanë për klikime

    Reporteri
    14 Shtator 2022 | 23:48

    Policia e Kosovës ka shkuar në televizionin “First Channel”, pas dhunës që përjetoi njëra nga banoret në “It’s my Home”, ku edhe ka hapur rast për veprat “sulm” dhe “kanosje”.

    Pas këtij veprimi, Valon Maloku bëri një vizitë brenda shtëpisë ku iu shpjegoi banorëve se çka ka ndodhur sot pas veprimeve të tyre.

    Ndër të tjerash, ai tha se nuk ka pasur portal që nuk ka shkruar zi e terr për ta, duke pretenduar se televizioni i tyre po thyen tabu.

    “Mundet me pas gabime por janë të paqëllimshme. Ju kuptoj pse po ju ndodhin gjitha këto. Kërkush me zor s’ju ka shti. Për momentin, jeni pjesë e çdo shtëpie shqiptare. Dy ditët e para kem marr shumë falënderime për punën. Ndërsa, në fund ka pas shumë kritika. Nuk është mirë çka është tu ndodhë. Jo ofendim, prekje, rrite zanin sadush po jo me ofendu, bullizu, kërcënu. Jo pse jeni pse jeni para kamerave por me këto përcillet nga shteti”, tha Maloku.

     

    “Sot s’ka pas portal qe s’kanë shkru zi e terr për ne. Ato janë portale për klikime. Edhe nuk janë shkoq tan ditën tum bo pyetje. Gabimi jonë i vetëm është që na thyejmë tabu, na gjithmonë guxojmë me bo diçka që të tjerët nuk kanë bo”, tha tutje ai.

    Ndryshe, se Policia e Kosovës ka hapur rast për veprat “sulm” dhe “kanosje” pas dhunës në “It’s my Home”, e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Ahmeti ka bërë me dije se janë intervistuar disa persona për rastin në fjalë.

    “Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!