Një video komprometuese e këngëtares Mariah Carey e realizuar në vitin 2016 tregon se ajo kishte nisur një marrëdhënie me partnerin e saj aktual, Bryan Tanaka rreth 7 muaj përpara se ta ndahej nga i fejuari miliarder James Packer.
Daily Mail ka publikuar një video të marsit të vitit 2016 ku Mariah shfaqet duke i kërcyer në prehër 36-vjeçarit Tanaka për ditëlindjen e saj.
Përmes këtyre imazheve të realizuara në një hotel në Kopenhagen të Danimarkës, këngëtarja 49-vjeçare e ka nisur lidhjen me Tanakën përpara se të ndahej nga i fejuari, lidhje e cila ka përfunduar në tetor të 2016.
Sipas një burimi të “Daily Mail” Carey i kërkonte anëtareve të stafit të saj t’i bënin foto, teksa ajo merrte poza seksi për t’ia nisur Tanakës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.