×
  • Show Time
  • Show Time

    Marin Mema flet hapur për lidhjen e tij të dashurisë

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 15:44

    Gazetari shqiptar, Marin Mema ka zbuluar se ka një kohë që është në lidhje.


    Plot sportivitet, Marini iu përgjigj shumë pyetjeve pikante që i drejtoheshin nga Luana llastica, mini Rezarti dhe mini Xhoda, të cilit ishin në rolin e fëmijëve si në promon e parë të fillimit të sezonit të “Shiko Kush LUAN”.

    Një ndër pyetjet ishte se kur do e shohim Marinin dhëndër dhe kështu ai na zbuloi disa detaje mjaft interesante mbi jetën private.

    “Marini ka shumë kohë që është i lidhur, shumë kohë”,- u shpreh gazetari i mirënjohur Mema i cili na tregoi se me vajzën “misterioze” ka rreth 13 vite lidhje dhe janë gati të bëhen prindër në një të ardhme sa më të aftërt.

    Gazetari ka dhe një këshillë për të gjithë të rinjtë për të qenë një shembull i mirë.

    “Që të bëhesh djalë i mbarë, kur të dalësh aty jashtë të jesh i respektuar me njerëzit dhe ta duash vendin tënd.”, përfundoi Mema.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!