×
  • Show Time
  • Show Time

    Martesa mes Kiarës dhe Luizit, astrologia Meri Shehu: E rreme

    Reporteri
    11 Maj 2023 | 15:33

    Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel , ka folur për martesën mes Kiarës dhe Luizit, ku tha se është e rreme.

    Ajo argumentoi se për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.

    Pjesë nga intervista:

    Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa.

    Blendi Salaj: Bravo Bricjapi!

    Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua.

    Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim.

    Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua.

    Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.

    Blendi Salaj: Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?

    Meri Shehu: Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme.

    Enxhi Nasufi: Po se Meri thotë që me Mërkur të kundërt nuk merren vendime, nuk bëhen kontrata.

    Blendi Salaj: Se stresohen dynjaja, duhet t’i qetësosh një çikë.

    Meri Shehu: Ti qetësoj një çikë, është problem ëë? Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?

    Neada Muçaj: Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur.

    Meri Shehu: Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashur! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma.

    Blendi Salaj: Sa peshore ke zhbalancuar ti Meri, po lëri këto! Pra të kenë kujdes çifti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!