Reperi i famshëm shqiptar do të bashkëpunoj me Bebe Rexhën.
Një reper shumë i famshëm shqiptar së shpejti pritet të sjellë bashkëpunimin e parë me këngëtaren shqiptare të njohur në botë, Bebe Rexhën.
Bëhet fjalë për Mc Kreshën.
Siç merr vesh PRIVE.AL, kënga është incizuar rreth 1 muaj e gjysmë dhe pritet të publikohet me shpejtë se që e kemi menduar.
Burime të PRIVE.AL kanë thënë se kënga pritet të jetë një hit i padiskutueshëm, marrë parasysh faktin edhe të dy emrave me bagazh të gjatë në muzikë dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë fushë.
Kënga e fundit e Mc Kreshës është në duet me Art Abazin me titull “Enigmë” dhe përveç kësaj, ishte shumë aktiv gjatë verës duke sjellë bashkëpunim edhe me Taynën dhe Lyrical Son dhe disa projekte të tjera muzikore.
Ndërsa, Bebe Rexha ishte jashtëzakonisht e komentuar si në muzikë ashtu edhe në pamje.
Së fundmi, ajo ishte në ballinat e shtypit rozë për shkak të një fotografie me të brendshme në ditën kur po festonte 30 vjetorin e saj të lindjes.
E më pas, edhe më këngët e lëshuara javë më parë si “Not 20 Anymore” dhe “You Can’t Stop the Girl” para pak ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.