Artisti i famshëm dhe ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises ditën e djeshme (e enjte) pësoi një aksident trafiku teksa po shkonte në Bodrum për të mbajtur koncert.
70-vjeçari dërgua në spital megjithatë përkundër frakturave në shputa ai arriti të mbante koncertin e paralajmëruar duke u shfaqur në skenë me karrocë dhe këmbë të fashuara.
Në mesin e të pranishmëve për të ndjekur këtë performancë të veçantë të Tatlises ishin edhe çifti i njohur shqiptar, këngëtari Robert Berisha me të dashurën e re, Laureta Maqedonci.
Dyshja që po shijojnë pushimet romantike në Turqi kanë postuar pamje nga performanca e këngëtarit turk përmes llogarinë të tyre përkatëse në Instagram.
Nga koncerti, Roberit ka publikuar edhe video ku partnerja e tij shihet teksa vallëzon dhe duket atraktive e veshur në një fustan të zi elegant.
Kujtojmë që muaj më parë Roberti bëri publike lidhjen me bukuroshen nga Prishtina dhe që nga ajo kohë daljet e tyre publike kanë qenë të shpeshta.
Berisha më parë ishte i martuar me këngëtaren e njohur, Nora Istrefin, me të cilën ka një vajzë, Renee.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.