×
  • Show Time
  • Show Time

    Mblidhet shuma për shërimin e aktorit Genc Fuga pas sulmit në tru

    Reporteri
    30 Korrik 2023 | 15:38

    Janë siguruar të hollat për shërimin e aktorit, Genc Fuga, i cili ka pësuar sulm në tru.

    Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, e cila kishte kërkuar ndihmë nga komuniteti medial e artistik për ndihmë, ndërkohë që mbështetja është siguruar për më pak se 24 orë.

    “Faleminderoj çdo njerin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjalë dhe kontribut. Shuma u sigurua”, ka shkruar Enerjeta Jani Fuga.

    Shuma e operimit të Fugës ka qenë 19,000 euro. Genc Fuga njihet për shumë role në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Është edhe mësimdhënës në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka luajtur në filmat “Castle Freak”, “Nata pa hënë”, “Sex, përrallë dhe Celular”, “Stairs”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!