Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon me koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.
Ajo së fundmi ka qenë e pranishme në Buenos Aires në Argjentinë, ndërkohë që është befasuar me pritjen që iu bë atje.
Në këtë event madhështor, siç tregon, të pranishëm kanë qenë mbi 100 mijë njerëz.
E njëjta ka publikuar një imazh në InstaStory, teksa ka bërë një krahasim me vitin 2017.
Krijuesja e hitit “Levitating” thotë se në koncertin e fundit që ka mbajtur në Buenos Aires kishin marrë pjesë vetëm 1500 persona, por pas pesë vitesh këngëtarja ka grumbulluar mbi 100 mijë adhurues në koncert.
Ylli nga Kosova shton se kjo është e pabesueshme, gjersa ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm.
“Në koncertin tim të fundit në Buenos Aires në 2017, ishin 1500 persona. Është e pabesueshme të mendosh që në vetëm për dy netë u mblodhën në total mbi 100 mijë njerëz. Shumë faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë”, ka shkruar ajo.
Dua këto kohë ka performuar nëpër vende të ndryshme, e në fillim të gushtit ishte edhe në Kosovë në “Sunny Hill Festival”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.