×
  • Show Time
  • Show Time

    Mbrëmë futi 100 mijë euro në xhep, publikohet video e Ilirit duke ngrënë bukë e domate

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 11:25

    Përveçse arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, siç duket Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

    Në një video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

    Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se; ‘ja çfarë hanë fitimtarët’.
    Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!