MC Kresha së fundmi do të publikojë një bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore dhe me origjinë shqiptare.
Ai dhe Bebe Rexha do të vijnë shumë shpejt me një duet.
Burime nga ‘Prive.al’ kanë zbuluar se kënga është incizuar rreth 1 muaj e gjysmë dhe që pritet të publikohet në ditët në vazhdim.
Kjo këngë mendohet të jetë shumë e arrirë dhe një hit i padiskutueshëm pasi si MC Kresha ashtu dhe Bebe Rexha janë shumë të talentuar në fushën e muzikës.
Kujtojmë që hiti më i fundit i Bebes është ‘Not 20 anymore’ (Jo më 20), e cila rezultoi të jetë shumë e suksesshme dhe prej së cilës këngëtarja u komentua shumë në media.
Përsa i përket MC Kreshës, ai ka qenë shumë i angazhuar me muzikë së fundmi. Kënga e fundit mban titullin “Enigmë” në bashkëpunim me Art Abazin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.