×
  • Show Time
  • Show Time

    Më e bukura e Drenicës ‘kapet mat’ në Brezovicë me boksierin e njohur

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 17:04

    Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë.


    Ajo u komentua edhe për jetën e saj private, të cilën po e mban shumë hermetike, ani pse ka pranuar se është në lidhje dashurie, por ende nuk dihet i dashuri misterioz i artistes nga Drenica, transmeton rtv21.

    Duke lënë anash jetën e saj private, kujtojmë se ajo gëzon raporte të mira shoqërore me kolegë dhe persona të tjerë të profesioneve tjera.

    Së fundi, ajo u pa përkrah boksierit të mirënjohur, Altin Zogaj, me të cilin ka raporte të mira shoqërore. Ishte Zogaj ai i cili publikoi një storie nga Brezovica me artisten e mirënjohur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!