Në spektaklin sonte ka ndërhyrë edhe Dj Dagz, ku ka thënë se në debat mes Donaldit dhe Einxhelit i jep të drejtë kësaj të fundit.
Dagz u shpreh se në mënyrën se si shkoi televotimi, atje në shtëpi të gjithë janë të mirë me fjalë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai gjithashtu tha se pavarësisht kësaj, do të ketë shoqëri edhe me Donaldin e Ilirin kur të dalin, por që sa i përket shpëtimit tek zingjirit, Donaldi kishte të tjerë për të shpëtuar.
Ai gjithashtu tha se Donaldi është i fokusuar tek loja, dhe fjalët e bukura bien poshtë.
“Të gjithë e dinë se nuk hyra për të fituar. Unë hyra për ta përjetuar dhe e përjetova gjithçka në atë shtëpi. Po të flasim për lojën, e kam thënë që nuk është se prisja ndonjë shpëtim nga Donaldi apo të tjerët.Se me fjalë janë të gjithë kështu, por kur vjen puna për lojë ata e mendojnë duke kalkuluar, jo se kë kam më shumë shok,” tha Dagz./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.