Aktorët e famshëm kosovarë, Fatmir Spahiu, Shkumbin Istrefi, Fatos Kryeziu e Donat Qosja e kanë filluar ditën me shumë angazhim.
Ata përmes një fotoje të që kanë postuar në rrjetet sociale kanë treguar se po merren me projekte të reja, por duke mos bërë të ditur se për çka bëhet fjalë, shkruan Reporteri.net.
“Klasa punëtore me sabaH!”, ka shkruar Bufi sipër fotos së publikuar duke ngritur dyshime se ekipi po kthehen me projektin e vjetër “Kafeneja Jonë”, shkruan Reporteri.net.
E pak orë më vonë, një foto e publikoi edhe aktori tjetër Donat Qosja me të cilën përfundimisht konfirmon se seriali i shumëpëlqyer “Kafeneja Jonë” po rikthehet në ekranet televizive. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.