×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    “Më në fund një që ja vlen”, pas 5 divorceve artisti i famshëm martohet me shoferen e tij

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 17:59

    Bas kitaristi dhe tekst shkruesi i njohur i bendit legjendar anglez Pink Floyd shkroi në rrjete sociale se më në fund e gjeti një që ja vlen ta martosh. Vet është martuar pesë herë. Ai u martua me të dashurën e tij të disa viteve që e kishte takuar rastësisht në një prej koncerteve të tij. Ajo ishte shoferja që e voziste nga hoteli Waters.

    Waters tani 78 vjeç ndau fotot e ceremonisë me Kamilah Chavis në pronën e tij milionëshe dhe ka shkruar në Twitter se është shumë i gëzuar se ka gjetur një grua që ja vlen të qëndrosh i martuar.

    Waters kishte zbuluar në një intervistë më 2018’n se kishte takuar Kamilah disa vite më parë kur ajo kishte punuar në “transportim” dhe “kishte vozitur veturën” që e bartte atë nga dhe në hotelin ku po qëndronte gjatë turneut të tij të koncerteve.
    Kjo është martesa e pestë e Roger Waters që është i njohur për temperamentin e tij të rrëmbyer.

    Waters ishte ai që shkaktoi një divorc tjetër të madh, ose tentoi së paku, ndarjen e bendit Pink Floyd në vitet e tetëdhjeta. Ajo shkoi si mos më keq. Anëtarët e mbetur të bendit nuk pajtoheshin me mendimin e tij se pa të s’ka Pink Floyd. Gjatë zgjati zënka mes tyre edhe lufta në gjykata, derisa u pajtuan dhe vet Waters e pranoi se kishte qenë gabim.

    Hera e fundit që mblodhën në koncert së bashku Pink Floyd ishte në koncertet humanitare të Live 8 në vitin 2005.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!