×
  • Show Time
  • Show Time

    Më në fund… Zbulohet gjinia e fëmijës që po e pret Arbana Osmani

    Reporteri
    16 Mars 2022 | 23:34

    Arbana Osmani po shijon pritjen e saj të ëmbël të tretë, të cilën e bëri publike në natën finale të BBV.

    Pas dy djemve, të gjithë ndjekësit besnikë të moderatores janë kureshtarë se cila është gjinia e bebit që po pret.

    Burime për revistën Who bëjnë me dije se Arbana është në pritje të një vajze, e cila me siguri është pritur me padurim nga mami dhe babi Edi.

    Nëse do të shikoni me vëmendjen faqen në ‘Instagram’ të Osmanit do të dalloni dhe veshjet e shumta në ngjyrë rozë duke na dhëntë një ndihmë më shumë.

    Vetë Arbana ka treguar se është shumë e lumtur për këtë moment dhe që prej mbarimit të BBV i është dedikuar plotësisht fëmijëve dhe gatimit, të cilin e ka pasion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!