×
  • Show Time
  • Show Time

    “Me pistoletë e thikë te koka”, dalin pamjet kur u kidnapua “Mbreti i Instagramit”, Kozak Braci

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 23:47

    “Mbreti i Instagramit”, Kozak Braci në një video live në Instagram, ka zbuluar detaje nga momenti kur ai u kidnapua nga disa persona.


    Reperi shqiptar ka treguar se ai është marrë peng nga 13 persona, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në video live në Instagram, Kozak zbulon pamje nga ky moment i cili ndodhi javën e kaluar.

    Ai gjithashtu ka treguar se kur po e fusnin në veturë, ishin dy persona brenda në të, ku të dy ishin me armë, dhe njëri i vuri pistoletën te koka.

    “Më vunë pistoletën te koka, dhe thikën, thashë më vranë”, thotë Kozak në video.

    Kozak Braci dyshohet se u rrah nga njerëz të afërt të Fabio Dushkut, i burgosur në një nga burgjet në Greqi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!