×
  • Show Time
  • Show Time

    Me t’u kthyer në Kosovë, Morena Taraku ndalohet nga Policia e Kosovës

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 17:16

    Ndonëse një pjesë më të madhe të kohës po e kalon në Turqi, Morena Taraku vizitat drejt Kosovës i ka të shpeshta.


    Këngëtarja dhe modelja shqiptare me të ardhur në Kosovë është ndaluar nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

    “Qishtu të presin në Kosovë, jemi të dashur dhe të mirëkuptueshëm, kuptohet!”- ka shkruar Morena, derisa nuk ka bërë të ditur arsyen e ndalesës.

    Kujtojmë se dy javë më parë, Morena Taraku ka humbur një person të afërt, një nga miqt e saj më të mirë, i cili nuk arriti të përballojë një sëmundje të rëndë.

    Derisa në muzikë, projekti i saj i fundit mbetet ai me titull “Alexander” e lansuar 10 muaj më parë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!