×
  • Show Time
  • Show Time

    Mediat italiane zbulojnë modelin me të cilin Ilary e tradhtoi Tottin

    Reporteri
    12 Shtator 2022 | 14:53

    Intervista e Francesco Tottit, në të cilën zbuloi detaje të papublikuara dhe të pakëndshme për ndarjen e tij nga Ilary Blasi, shkaktoi një tërmet të vërtetë. Ish-lojtari i Romës siguroi se fillimisht ishte tradhtuar nga ish-bashkëshortja. Tradhtia presupozohet se ka ndodhur me një person krejt të ndryshëm nga legjenda e Romës.

    Totti preferoi të mos e zbulonte identitetin e tij, por prej javësh qarkullon në media emri Cristiano Iovino, i cili, i pyetur për deklarata e Tottit, u shpreh shkurtimisht: “Po, e kam lexuar intervistën, faleminderit, por nuk jam shumë i interesuar të flas për këtë”.

    As konfirmim dhe as mohim nga Iovino, i cili për këtë arsye preferon të heshtë.

    Kush është i dashuri i supozuar i Ilary Blasit?

    40 vjeç, nga Roma, Cristiano Iovino është trajner dhe model personal. Me flokë kaçurrela, muskuloz dhe me super tatuazhe, ai është një adhurues i madh i udhëtimeve dhe motoçikletave. Është tifoz i Lazios. Ndër miqtë e tij më të ngushtë është edhe aktori Francesco Arca. Para se të përfshihej mes Tottit dhe Ilary-t, Iovino ishte i njohur për fansat e gossipeve për shkak të historive të tij të dashurisë me Giulia De Lellis, Sabrina Ghio dhe Zoe Cristofoli (partnerja aktuale e Theo Hernandez).

    Cristiano dhe Blasi presupozohet se janë takuar në një palestër në Milano, ku të dy shkojnë shpesh për arsye pune. Një miqësi që me kalimin e kohës ishte shndërruar në diçka më shumë. Së fundmi djali ka zgjedhur të mbyllë profilin e tij shumë të njohur në Instagram, i cili numëron mbi 50 mijë ndjekës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!