Rep artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi ka reaguar pas incidentit që e kishte patur me një fans të saj në Vjenë të Austrisë, transmeton Reporteri.net.
Artistja nga Kosova ishte duke performuar në skenë, ku një moment një fans nga poshtë skenës e kishte kapur atë për këmbe dhe nuk e kishte lëshuar atë, derisa Melinda ishte tërhequr prapa.
Megjithatë për këtë lëvizje të fansit të Melindës kishte reaguar edhe menaxheri i saj, ku kishte goditur atë person për të “mbrojtur” reperen nga Kosova, por që i cili sot ka bërë një reagim duke thënë se nga instikti mashkullor vjen që ta mbrojë një vajzë dhe i ka kërkuar falje fansit të këngëtares që menaxhon.
Veç Granit Muhaxherit, një reagim e ka bërë edhe vetë këngëtarja, Melinda Ademi me anë të një postimi në “InstaStory” në Instagram, teksa ka shkruar se ka qenë moment i vështirë kur ajo është kapur për këmbe dhe ka patur shumë frikë.
Reagimi i plotë i Melindës:
“Është shumë e frikshme për një femër me të kap për këmbe ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe.
Dhe nga paniku e madhe nuk kam ditur as si të reagoj por kam dashur të marrë telefonin dhe të bëj një video e dhe të them në mikrofon që nuk është gjë e mirë me kap një femër për këmbe sepse ajo mundet të rrëzohet , me u lëndua ose diçka edhe më e keqe. Do të thotë në ato momente nuk isha vetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.
Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh, sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.
E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrona te njerëzit, por muzika ime është rimtike dhe me kërcyer e me u kënaq, prandaj jam afru dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.
Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që keni me më kuptuar, ose të paktën të provoni të më kuptoni.
Respekt për djalin dhe unë personalisht kërkoj falje dhe ndjesë. Me respekt, Melinda Ademi. Ju dua shumë”.