×
  • Show Time
  • Show Time

    Meridiani ‘thumbon’ konkurrentët e ‘Për’puthen’ që u bën çift pasi dolën nga programi

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 10:24

    Meridiani ka disa fjalë për ata që u bënë çifte pasi u larguan nga “Përputhen”.


    Meridian Ramcaj edhe një herë nuk e lëshoi rastin të merrej me konkurrentët e “Përputhen”, kësaj radhe për lojërat që bëjnë deri të largohen nga emisioni.

    Ai iu drejtohet me një pyetje atyre që derisa u larguan nga emisioni nuk treguan se me kë nga konkurrentët janë lidhur, por luajtën lojën e dyfishtë.

    “Si ka mundesi qe dalin nga emisioni dhe behen çifte jashte? Kaq e veshtire qenka te behesh çift aty brenda? Kete pyetjen e kam per ato “moralistat” qe bejne gam gam”, shkroi ai.

    Pas daljes nga “Përputhen”, Tea doli të jetë e lidhur me Beartin, por romanca e tyre tashmë ka përfunduar.

    Së fundi, lidhjen e kanë konfirmuar edhe Andi dhe Melisa, por sinjale në këtë drejtim kanë dhënë edhe Andi 2 dhe Jasmina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!