×
  • Show Time
  • Show Time

    “Meritoj më shumë”, pas Feros dhe Kidës një tjetër artist lë “On Records”

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 16:03

    Pas largimit të Kidës edhe reperi i njohur Fero, para pak kohësh u largua nga labeli ‘On Records’ për shkak se kontrata mes tyre mori fund. Tani të dy janë në rrugën e tyre si artistë të pavarur.


    Së fundmi dhe këngëtari Fuego ka treguar se ështe larguar nga ‘On Records’. Ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Mirage’ ku është shprehur se është shkëputur për shkak të mospajtimeve me to dhe sepse ndjen se meriton shumë më shumë për punën që bën, për të cilën nuk është vlerësuar.

    “Tani është hera e parë që po e flas, po unë nuk jam më pjesë e “On Records” dhe arsyeja ka qenë se kam pas nevojë për më shumë përkushtim dhe kjo është diçka që nuk e kanë bere për mua. Respekt për kompaninë, po kam vendosur të punoj më shumë vetë dhe për vete. Nuk na ka ecur puna mirë, nuk jemi përshtat n’këtë biznes. Ky është biznes, shoqëria është shoqëri. Kur vjen puna te biznesi nuk e kemi gjet gjuhën e përbashkët. Unë e di që meritoj shumë më shumë për punën që bëj dhe nuk është vlerësuar.”- tha Fuego.

    Pas shkëputjes nga ‘On Records’, reperi ka si synim tregun jashtë dhe momentalisht është në bisedime me një kompani muzikore në Holandë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!