×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Merr fund lidhja e Donaldit dhe Trixës? Detajet që zbulojnë gjithçka

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 12:51

    Beatrix Ramosaj ka qenë një nga personazhet më të përfolura të këtij edicioni të parë të Big Brother VIP, e krejt kjo për shkak të lidhjes së saj me Donaldin, e që për shumë nga ndjekësit e tij formati, këngëtarja nga Kosova është kritikuar se ka ndarë aktorin Veshaj nga Bora Zemani duke qenë se lidhje e tyre ishte në krizë.

    Por, pavarësisht kësaj, me të mbaruar loja e Big Brother VIP, dyshja në asnjë moment nuk janë parë bashkë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje, të nesërmen (shtunën), Donaldi u pa duke festuar e kënduar me vëllain dhe miqtë e tij, derisa nuk mungoi as pjesa kur ai këndon këngën e Eglitit, dedikuar Bora Zemanit, e shkruar nga vetë aktori shqiptar.

    Por, nuk ka mjaftuar kjo!

    Mbrëmë, në festën që Top Channel kishte organizuar ku të ftuar ishin të gjithë ish banorët, Donaldi u pa derisa argëtohej me të tjerët, ndërsa Trixa u shfaq në festë më vonë bashkë me vëllain e saj.

    Donaldi dhe Trixa në asnjë moment nuk u panë së bashku, e madje këngëtarja shumë shpejt u largua nga ajo festë.

    Të shumta janë komentet në rrjete sociale që thonë se tanimë gjithçka ka përfunduar mes tyre.

    Ndërsa nëna e Trixës, Antigona ka bërë një postim mbështetës për vajzën e saj.

    “Mirëmëngjes vetëm Trixës”, ka shkruar Ramosaj.

    Theksojmë se edhe në festën mbrëmë, Donaldi këndoi këngën që ia kishte dedikuar Bora Zemanit, “Toxic Love”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!