×
  • Show Time
  • Show Time

    Mërzitja për fitoren e Ilirit dhe lënia e emisionit, Donaldi reagon me një foto

    Reporteri
    21 Shkurt 2022 | 19:30

    Në media kudo po përflitet për mërzitjen e Donaldit që nuk arriti dot të merrte çmimin e parë në “Big Brother VIP” dhe se ka anuluar emisionin “Më lër të flas”. Por duket se Donaldit nuk po i interesojnë aspak thashethemet.

    Ai ka zgjedhur të ndajë një foto për fansat në Instagram duke pozuar me portretin e Ismail Qemalit të realizuar nga vetë ai në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    “Ismail Bej Vlora”, ka shkruar Donaldi përkrah fotos ku shfaqet i buzëqeshur.

    Ky portret u shit gjatë spektaklit në ankand për 12.000 euro. Të ardhurat e kësaj pikture kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!