Pas tërmetit të rëndë që po përjetojnë banorët e zonave të ndryshme në Shqipëri, ku më të prekurat janë zona e Durrësit dhe e Thumanës, me ta po bashkëndjejnë gjithë populli shqiptarë, edhe më gjerë.
Shumë nga personalitetet e njohura të artit, muzikës, televizionit e sportit kanë nisur iniciativat për tu dalë në ndihmë njerëzve të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe burri i saj, aktori Bes Kallaku, janë parë në terren duke u dhënë mbështetjen e plotë të prekurve nga ky tërmet.
Kujtojmë që çifti njihen si bamirës në shumë raste, e nuk kanë se si të mungojnë në këto momente të rënda për gjithë shqiptarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.