Kjo e Diel nisi me zhvillime të rëndësishme politike. Pas një sage disa mujore të zvarritjes për gjetjen e pajtueshmërisë mes LVV dhe LDK për formimin e qeverisë së re, dy palët më në fund u morën vesh.
E ky zhvillim nuk ka mbetur pa u komentuar nga këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi përmes një mesazhi në rrjete sociale, i cili është pak i paqartë.
‘…Për do gjana ka mu ba mirë…’ – shprehet këngëtarja pa e specifikuar konkretisht se për cilat.
Vlen të theksohet se ndër vite, Jakupi ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e PDK-së që këtë mandat kthehet në opozitë pas 13 vitesh.
Nuk dihet qartë se çfarë ka dashur të thotë këngëtarja me këtë mesazh por neve s’na mbetet gjë tjetër pos të shpresojmë që në vendin tonë do bëhët më mirë, jo vetëm në ‘ca gjëra’ po në tërësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.