Seriali shumë i pëlqyer nga publiku kosovar “Kafeneja Jonë” do të rikthehet sërish në ekranet televizive.
Ky lajm gjatë ditës së djeshme u bë i ditur nga një nga aktorët i cili ishte pjesë e këtij seriali qysh në episodat e para. Donat Qosja postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku edhe mori shumë urime nga fansat e këtij seriali. Mirëpo, pyetja më e shpeshtë ishte se në cilin televizion do të shfaqet seriali “Kafeneja Jonë”.
Gjatë ditës së sotme u mor vesh se seriali “Kafeneja Jonë” do ta bëjë rikthimin në televizionin T7, shkruan Reporteri.net.
Marrëveshja është arritur në mes të kompanisë Vala dhe regjisorit të serialit Shkumbin Istrefi. Ky lajm është konfirmuar gjatë ditës edhe nga Vala, por edhe nga drejtori i televizionit T7, Berat Buzhala.
Ndryshe seriali “Kafeneja Jonë” viteve të fundit ishte rikthyer dhe pastaj ndaluar disa herë, për shkak, siç kanë deklaruar aktorët mungesës së mjeteve financiare për realizimin e tij./Reporteri.net
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156026916871479&set=a.10150311226486479&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.