Këngëtari i mirënjohur, Blero dhe e fejuara e tij, Afrona janë drejt finalizimit të detajeve të fundit për organizmin e dasmës së tyre.
Dita më e veçantë e tyre do të zërë vend me data 21 qershor ndërsa në disa detaje të reja që janë zbuluar, çifti do ta organizojë dasmën e tyre në një nga resortet e plazhit të Shëngjinit saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Rana e Hedhun’.
Në mesin e shumë të ftuarve është edhe modelja e njohur, Afërdta Dreshaj e cila ka ndarë me adhuruesit e saj në Instagram ftesën që ka marr nga çifti.
“Vëllai im po martohet”, ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që Blero dhe Afrona pas një lidhje të gjatë u fejuar në fund të vitit 2014.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.