Krijueja, aktorja, shkrimtarja dhe regjisorja e I May Destroy You fitoi një Emmy për shkrimin e serialit të mirënjohur botërisht.
Michaela Coel, krijuesja dhe ylli i I May Destroy You, fitoi Emmy-n për Shkrim të Jashtëzakonshëm për një Seri ose Film të Kufizuar ose Antologjik të dielën në mbrëmje, shkruan Huff Post.
“Shkruani përrallën që ju frikëson, që ju bën të ndiheni të pasigurt, që ju bën të ndiheni të pakëndshëm”, tha ajo në fjalimin e saj pranues.
Ajo gjithashtu ia kushtoi çmimin “çdo të mbijetuari të sulmit seksual”.
Bazuar pjesërisht në përvojat e vetë Coel, I May Detroy You është një eksplorim rrënqethës i sulmeve seksuale, traumave, fuqisë dhe pëlqimit që nuk përdor rrëfime të pastra dhe të rregullta ose dhënien e “mbylljes” të personazheve të saj.
Coel ka fituar më parë çmime të shumta BAFTA, Çmimin Peabody dhe Çmimin e Shoqatës së Kritikëve të Televizionit për Arritje Individuale në Dramë për serialin, ndër vlerësimet e tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.