Aktori i Hollywoodit it dhe mjeshtri i arteve marciale, Steven Seagal, i cili njihet edhe si miku i madh i Putinit, foli për pushtimin rus të Ukrainës.
Ai ka thënë se i shikon të dy palët si të barabartë, transmeton Reporteri.net.
“Shumë prej nesh kanë miq dhe familje si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë. Unë i shikoj të dyja palët si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shumë para për propagandë dhe provokim të dy vendeve që të jenë në konflikt me njëri-tjetrin”, tha ai për Fox News.
“Lutem që të dyja vendet të vijnë në një zgjidhje paqësore me të cilën ne mund të jetojmë dhe të përparojmë së bashku, në paqe”, përfundoi ai.
Në vitin 2013, Putin u cilësua si një nga liderët më të mëdhenj në botë nga Seagal dhe Ukraina ia ndaloi atij hyrjen në vend për 5 vjet, pasi mori një pasaportë ruse nga Putin.
Seagal u emërua nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse në 2018 si i dërguar special për marrëdhëniet humanitare me Shtetet e Bashkuara, dhe vitin e kaluar aktori udhëtoi në Venezuelë si përfaqësues i Rusisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.