×
  • Show Time
  • Show Time

    Miku i Einxhel Shkirës lë rolin e prezantuesit dhe flet për gjendjen e saj shëndetësore

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 17:50

    Einxhel Shkira mbrëmë derisa po luante me banorët, u rrëzua dhe dyshohet se ka thyer krahun.

    Sot gjatë ditës ajo është detyruar që përkohësisht ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP për t’iu nënshtruar një operacioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Miku i saj më i mirë, Flori Gjini, i cili është dhe moderator në emisionin “Shqipëria Live”, gjatë emisionit sot ka folur për gjendjen e Einxhelit.

    “Interesi publik ka qenë i madh. Ndoshta unë do të zhvishesha nga roli i prezantuesit, e si një mik i Einxhelit, duke qenë se gjatë gjithë kohës së transmetimit ka pasur shumë mesazhe. Ajo është detyruar të futet në sallen e operacionit, operacioni është ende duke vazhduar. Por ajo e ka treguar që është një vajzë e fortë, e ka treguar që di ti kalojë edhe këto situata delikate”, tha Flori Gjini.

    Theksojmë se Einxhel Shkira ende nuk dihet nëse do të vazhdojë lojën e Big Brother, apo do e përfundojë këtu aventurën e saj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!